Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunetorët e tij pritën në një takim pune perfaqësuesit e kompanisë turke,,Polin ,,të cilët edhe mëtej insistojnë që të realizojnë projektin e akva parkut në Shtoj.
Pas bisedimeve të hapura dhe miqësore palët u dakorduan për dislokimin e parcelës me siperfaqe te njëtë sa e para , pra rreth 25 mijë meter katrore që kompanisë do ti ofrohet me qira.
U tha që komuna në kohë rekorde do të kryjë obligimet e saja dhe pëlqimi nga ana e Kuvendit do te jetë gati. Nga ana tjetër investitori shprehu gadishmëri që në muajin mars të fillohet me realizimin e ketij projekti.
Kompania turke krahas këtij investimi është e interesuar që të investoje edhe ne projekte te tjere në Ulqin , vecmas ne fushën e turizmit.