Sot në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka u nënshkrua Protokoli i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombëtarë - TIKA, Komunës, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkësise Islame në qytetin tonë. Kjo marrëveshje parasheh fillimin e rikonstruimit të Hamamit të Xhamise së Pashës e me pas dhe rikonstruimin e Xhamisë së Namazgjase. Hamami u tha se është objekt me vlera të padiskutueshme dhe paraqet një vepër monumentale jo vetëm për Ulqinin por edhe më gjërë.
Objekti do studim të veçantë andaj në tre muajt e ardhëshëm pritet të hartohet projekti nga ekspertë turq e me pas do të fillohet me jetësimin e projektit. Të gjithë nënshkruesit e protokolit veçuan rëndësinë që kanë objekte të këtij lloji e u tha se TIKA me aktivitete të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.