Ambasadori turk i mandatuar në detyrë para pak kohësh në Mal të Zi, shkëlqesia e tij Serhat Galip ka zhvilluar një sërë vizitash në Ulqin. Fillimisht ai ka vizituar Komunën ku u prit nga kryetari z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari duke i uruar mirëseardhje theksoi marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi që është vënë me zyrtarë të lartë të Turqisë departamentet e tyre, afaristë të fushave të ndryshme dhe binjakëzimi që është bërë me qytetin Serik. Sipas kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij është e rëndësishme që bashkëpunimi të thellohet dhe mëtej sepse Ulqini ka potenciale të mëdha për investime veçmas në fushën e turizmit.
Ndërkaq ambasadori turk tha se Turqia do të rrisë prezencën e saj në Ulqin dhe se ambasada jo më larg se në fillim të vitit të ardheshëm do të punojë për konkretizimin e disa iniciativave me karakter ekonomik, që do të ndihmojnë në intensifikimin e shkëmbimeve në të ardhmen.
Ambasadori i shoqeruar nga zyrtarë komunal vizitoi Xhaminë e marinarëve ku është pritur nga krerët e Bashkësise islame.