10. Dhjetor 2015.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka shprehur keqardhje të thellë për humbjen e Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranës dhe Durrësit.
Z. Gjeka në librin e zisë shkroi se ndihet krenarë për punën dhe veprën e imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ai vinte nga anët tona por është konstatim i të gjithëve se Ai ka luajtur një rrol domethënës në ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare ndër shqiptarë.
Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve, komunitetit katolik dhe Kishës Katolike në Shqipëri, kryetari Gjeka tha se lutemi që Imzot Rrok Mirdita të gjejë prehjen e amshuarn.