Në kabinetin e Kryetarit të Ulqinit Fatmir Gjeka sot u organizua takimi ndërmjet zyrtarëve komunal , përfaqësuesve të N.P ,, Ujsjellës dhe kanalizim ,, nga njëra anë dhe përfaqësuesit të Vodakomit dhe shtëpisë konsultuese gjermane Sahsen wasser Z. Richard Pope nga ana tjetër. Të pranishmit folën për ecurinë e aktiviteteve që janë bërë, duke vecuar instalimin e programit kompjuterik në ndermarrjen - ujselles dhe kanalizim i cili ndër të tjera do të përmirësojë dhe vjeljen e mjeteve nga konsumatorët, krahas kësaj është duke u bërë dhe aftësimi i personelit . Pagesat u tha, se janë rritur në masën dhjetë perqind e se cmimi i ujit nuk duhet korrigjuar Edhe sot u fol për zvogëlimin e numrit të punëtorëve në ndërmarrje dhe u tha ,që deri tani janë paraqitur njëmbëdhjetë punëtorë që të lënë me dëshirë vendin e punës, kuptohet me kompensim. Mbetet që në një afat sa më të shkurtër në Kuvend të miratohen vendimet rreth transformimit të ndërmarrjes në fjalë , ndërkohë që edhe komuna duhet të shlyej obligimet që ka ndaj ndërmarrjes .Palët, njëzëri u dakorduan që ne janar të vitit të ardhëshëm të fillojë hartimi i projektit kryesore , një projekt i shumpritur prej vitesh dhe dekadash, që njëherë e përgjithmonë do të përmiresonte problemet në ujsellës dhe kanalizim në komunën tonë dhe do ti hapte rrugën dhe investimeve te tjera.
26. Nëntor 2015.