Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune zyrtarët e Klubit futbollistik Otrant ..olympik.
Në këtë takim u bisedua për gjëndjen e sportit në komunën tonë me theks të vecantë në futboll si dhe për sfidat dhe veshtirësitë me të cilat ballafaqohet ekipi Otrant..olympik.
Kryetari Gjeka u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe ndihme vecmas për përmirësimin e infrastrukturës së objekteve sportive.Nga ana tjetër udhëheqësit e klubit kërkuan nga numri një i komunës që të inicojë dhe të verë në rend të ditës së Kuvendit nismën për përcaktimin e truallit për një stadion futbolli dhe terenin që do të shërbente per trening, e që do të ishte në pronësi të komunës .Sipas tyre klubi me projekt do të konkuronte pranë Lidhjes së futbollit të malit të Zi nga ku do të kishin mbështetje financiare, për këtë u la që të zhvillohet edhe një takim me kreun e Lidhjes se futbollit të Malit të Zi Dejan Saviceviq, propozim që u përkrah nga Z. Gjeka.
Klubi i cili tubon një numër të madh të të rinjve tanë mund të llogarise përherë në përkrahje të Komunës dhe se komuna do të mbështese cdo iniciativë të tij drejtë realizimit të synimeve që së shpejti të jete i radhitur ne ligat me të larta të futbollit ne Mal të Zi u tha ne takim.