Një delegacion i Komunës tonë i kryesuar nga Kryetari Fatmir Gjeka ka udhëtuar në Prishtinë ku do të takohet me Ministrin e Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami.Z. Gjeka , do ti kërkojë Ministrit që brenda mundësive ti dalë në ndihmë disa studentëeve tanë të cilët kanë mbetur pa u rregjistruar në disa degë ku interesimi ka qenë shumë i madh dhe numri i kuotave i vogël. Merret vesht se do të insistohet për ata nxënës të cilët ndër vite janë klasifikuar me performancë dhe rezultate të shkëlqyera e që e meritojnë të jenë pjesë e këtyre fakulteteve. Krahas kësaj do të diskutohen dhe ceshtje të tjera me interes për shkollën shqipe në Mal të Zi e, ku nga Ministria e Arsimit të Kosovës është premtuar mbështetje e plotë. Ndërkaq në agjendën e vizitës janë dhe disa takime me zyrtarë të fushave të ndryshme.
14. Tetor 2015.