16. Dhjetor 2014.
Sot në Komunën e Ulqinit u realizua nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Akua parkut në Shtoj.
Kontrata u nënshkrua nga kryetari i komunës z.Fatmir Gjeka, dhe përfaqësuesi i kompanisë turke "D.O.O. Ulqin Aqua Park & Entertainment", Bijello Pole, z. Sahret Hajdarpasic.
Në kuadër të kontratës, kompania turke ka marrë me qira tokën për 30 vitet e ardhshme ku do të realizojë investimin prej 7.5 milionë euro.