Kryetari I Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka u takua me Ministrin e cështjeve vendore të Shqipërisë Blendi Cuci.Në takim u prekën një sere cështjesh që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit vendorë. Ministri Cuci, vecmas u ndal dhe foli për reformën teritoriale të cilën e cilësoi si kryereformë e cila ndryshon cilësinë dhe qasjen e shëbimeve ndaj qytetarit.Krahas kësaj u preken dhe ceshtje të tjera me interes të përbashkët.Bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet të intensifikohen dhe të shkëmbehen përvojat e ndërsjellta. Përndryshe Ministri I ceshtjeve vendore të Shqipërisë ishte I ftuar I Seanema Film Festival ,që e vlerësoi si një ngjarje të rëndësishme që u zhvillua në qytetin tone.
28. Shtator 2015.