Në Podgoricë sot u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet delegacionit të Komunës tonë kryesuar nga Kryetari Fatmir Gjeka nga njëra anë dhe zyrtarëve të lartë të Ministrise së turizmit ,Bankës gjermane KHW, dhe Vodakomit. Temë bosht e takimit ishin investimet në ujsjelles dhe kanalizim .
Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv u la që Kuvendi i Komunës së Ulqinit , të sjellë vendimin për kreditimin e komunës dhe deri ne muajin tetor te nënshkruhet kontrata e mjeteve intervente dhe projekti i implementimit. Sic dihet në pyetje janë 20 milion euro që do të jepte Banka gjermane e që do të destinoheshin për ceshtje madhore e që njëherë e pergjithmonë do të zgjidhnin problemin e ujsjellesit dhe kanalizimit në Komunën tonë. Krahas Kryetarit Gjeka në takim morën pjesë Kryetari i Kuvendit Mr.Fuad Haxhibeti , Nënkryetarja Zenepa Lika, Feim Avdiu ,Drejtor në NP ,,Ujsjellës kanalizime,,dhe Sekretari Avdullah Dervishi.