Kryetari I Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka, nenkryetarja Zenepa Lika dhe shefi I kabinetit Met Gjoni priten nxenesit e ardhur nga qyteti Freudenstadt te cilet shoqeroheshin nga mesimdhenesit e tyre. Duke pershendetur binjakezimin e dy qyteteve dhe kete pervoje dhjete vjecare te shkembimit te nxnesve me shkollen e mesme te qytetit tone kryetari Gjeka I uroi mireseardhje dhe u foli per Ulqinin , te kaluaren e tij, monumentet kulturo historike dhe turizmin si dege e rendesishme ekonomike .Nxenesit percollen me vemendje biseden, nderkohe qe falenderime per pritjen erdhen dhe nga mesimdhenesit e gjuhes gjermane. Sipas tyre, kjo tradite e bukur duhet te vazhdohet edhe me qytete te tjere te Gjermanise.Ata tashme jane misheruar me Ulqinin per te cilin u shprehen se eshte shembull I multikultures dhe multikonfesioneve. Organizata turistike kishte pergatitur dhurata modeste per nxenesit dhe mesimdhenesit. Ne emer te ketij institucioni pershendeti Drejtoresha Z. Zana Sarvan. Pas qendrimit ne komunen e Ulqinit, nxenesit u nisen ne drejtim te kalase, nderkohe qe per ta gjate tere diteve eshte pergatitur nje program I vecante I vizitave dhe vendeve se ku do te shkojne.
16. Shtator 2015.