Kemi kënaqësi të madhe të Ju njoftojmë për evenimentin e tretë të Green Culture i cili do të organizohet këtë vit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit nga data 10 deri me 12 shtator në ishullin Ada në lumin Buna, në afersi të Ulqinit.
Siç e dini, ky projekt është një sfidë e madhe. Për ne, krijimi dhe komunikimi i vizionit dhe misionit tonë është një proces që vazhdon, i cili ka ka momente të suksesit dhe të zhgënjimit. Megjithatë, na gëzon fakti që njerëzit janë besnik ndaj këtij manifestim dhe që gjithmonë rikthehen për ta mbështetur këtë mision të rëndësishem. Ngritja e vetëdijes për fuqinë e sektorit kreativ dhe për faktin se si ai ndikon në shoqëri në mënyrë që të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet ndaj mjedisit, është shpesh intriguese dhe koncept më pak i kuptueshëm.
Një falënderim i madh për secilin prej juve që deri tani në cfarë do mënyre ka jap kontributin e vet. E ardhmja është shumë e ndritshme dhe po bëhet gjithnjë e më shumë emocionuese.
Me të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballohemi në botën tonë, mund të bëhet pyetja pse është e rëndësishme se me çfarë merret sektori kreativ. Por, si një industri me shumë ndikim, me aftësi të mëdha për të mbledhur njerëzit dhe për të ndryshuar perspektivë, kjo është një nga mënyrat më të shpejtë për ta tërhequr vëmendjen dhe të shkaktojë një reagim të drejtpërdrejtë, i cili sjell një ndryshim të vërtetë.
Mbani mend, qe vetëm përmes hapave te vegjël mund ta arrijmë qëllimin. Për këtë vit, ne kemi përgaditur 10 ligjërata që do të udhëheqen nga ekspert ndërkombetarë. Andaj, Ju ftojmë që të bashkoheni me ne dhe të degjojmë fjalimet frymëzuese, të shkëmbejmë ideja të reja dhe të takohemi me njerëz interesant që kanë të njëjtin qëllim - të përpiqemi që në mënyrë kolektive të ndryshojmë ndërgjegjësimin e përgjithshëm të shoqërisë ashtu që përkujdesja për mjedisin tonë të bëhet pjesë e natyrës tonë.
Festivali do të fillojë me Green Culture Beach Party në plazhin e ishullit Ada në lumin Buna në mbrëmjen e 9 shtatorit, me ligjëruesit tanë të shquar dhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit.
Në ditët e ardhshme do të vazhdojmë të njoftohemi me arritjet e rëndësishme të sektorit kreativ në aspekt global. Në mënyrë të veçantë, do të shikojmë mënyrat inovative të qëndrueshmërisë që do përfshijnë edhe komunitetet.
Do të ndëgjojmë fjalimet e rëndësishme nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për atë që po ndodh në botën e kulturës së gjelbër në vendet e tyre.
Ndërmjet tjerave, nga përfaqësuesit e Akademisë Britanike të filmit dhe arteve televizive - BAFTA, nga organizatorët kryesorë të festivalit Republica në Mbretërinë e Bashkuar do të mësojmë më shumë për rrugën e gjelbër në mënyrë holistike, përmes puntorisë Mendje ekologjike.
Kjo është koha jonë për të bërë një ndryshim dhe për të kontribuar në axhendën e gjelbër. Afrimi i COP21 në Paris, i cila do të ndiqet nga ekipi i Green Culture, e bën këtë ngjarje një mundësi të madhe për të ndarë planet tona dhe sukseset si dhe të mbështesim njëri-tjetrin në këtë mision global.
Ata që nuk janë në gjendje të paguajnë shumën e plotë por dëshirojnë të marrin pjesë, Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni sa më shpejtë të jetë e mundur.
Na gëzon fakti që do të jeni pjesë e manifestimit të tretë të Green Culture në ishullin Ada, i cili do ia nis me Green Culture Beach Party me 9 shtator në ora 19.30!
Përshëndetje të përzemërta,
Ekipi i Green Culture
Agjenda Green Culture Fest 2015Madhësia: 0.46MB | Adobe PDF