01. Shtator 2015.
Kryetarit i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor. Në mesazhin e tij, ndër të tjera, thuhet:
Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016 t’ju përshëndes e t’ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë, drejtë diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur.
Fillimisht dëshiroj të uroj nxënëxit, që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, përgëzoj dhe uroj nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe mësimëdhënësit e tyre për misionin e shenjtë që kryejnë.