19. Gusht 2015.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i ka dërguar telegram urimi Rifat Fejziqit me rastin e rizgjedhjes së tij në postin Rejsit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi.
Në urim, ndër të tjerat thuhet: Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emërin tim personal, ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes në postin e Rejsit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, me dëshirë që dhe në mandatin e ardhshëm të kontrubuoni prosperitetit dhe forcimit të rolit të Bashkësisë Islame në kultivimin e harmonisë multietnike dhe multikonfesionale në Mal të Zi.
Jam i sigurtë që bashkëpunimi i sukseshëm i Komunës së Ulqinit dhe Bashkësisë Islame do të avansohet edhe më tej në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ulqinit dhe të Malit të Zi.