Kryetari i Komunës së Ulqinit Z .Fatmir Gjeka priti sot , në një takim pune Ministrin e shëndetsisë Prof.drBudimir Shegrt dhe bashkëpunëtorët e tij.Kjo ishte vizita e parë e Ministrit Shegrt në qytetin tonë pas marrjes së postit. Të pranishmit u ndalën në cështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetsore të banorëve të komunës tonë,por, krahas kësaj u prekën dhe cështje të tjera me interes të përgjithshëm. Ajo, që ra në sy në takimi ishte gadishmëria që shprehu Ministri dhe bashkëpunëtorët e tij në përmbushjen e kërkesave dhe synimeve tona.
Edhe me ketë rast u prek domosdoshmëria e vënijes në funksion të sallës së operacionit në kuadër të maternitetit, për të cilën ra ideja e partneritetit publik privat ku do të kycej edhe Komuna , krahas kësaj të pranishmit u fokusuan edhe në rritjen e nivelit të mrojtjes së shëndetit në Anë të Malit , cështja e specializimeve për të rinjtë tanë të diplomuar në Universitetin e vendit në Kosove e Shqipëri, paisjet dhe donacionet që mbërrijnë dhe gadishmërinë e diasporës tonë që të ndihmojë këtë sektor kaq të rëndësishëm.
Ministri dhe përfaqesuesit e Fondeve që e shoqëronin u shprehën të gatshëm për të ndihmuar në përmbushjen e ketyre synimeve. Pas takimit, zyrtarët e Podgoricës vizituan Shtëpinë e shëndetit të qytetit tone ku patën takim me drejtorine ketij institucioni Dr Pavle Marnikoviq e me pas një vizitë u bë edhe në stacionin shëndetsorë në Katërkollë.