Sot në zyren e Kryetarit të Kuvendit z.Fuad Haxhibetit u mbajtë takimi më përfaqësuesit e Drejtorisë për Ujra , Danillo Gllobareviq , përfaqësues të OJQ peshkatarët e Ulqinit, Atif Hasanaga , përfaqësuesit e shërbimeve turistike në Bunë , Marko Mashanoviq , dhe OJQ Hapi i Gjelbërt Xhelal Hoxhiq.
Tema e takimit ishte rrjedhëshmëria e krahut të djathtë të Lumit Buna dhe marrja e masave për thellimin e Deltës së Bunës.
Të pranishmit në takim folën për situatën dhe gjendjen e rëndë në terren , dhe propozuan që të merren të gjitha masat e mënjëhershme. Poashtu u propozua që punimet të kryhen gjatë natës për arsye të sezones turistike.
Në fund të takimit u pruan këto përfundime:
Drejtoria e Ujrave mori përsipër që të hap tenderin për kryerjen e punimeve sipas specifikimit, pasi që Komuna e Ulqinit të përgadis dokumentacionin e nevojshëm.
Deri në realizimin e tenderit do të merren masa urgjente sipas specifikimit të cilën Atif Hasanaga dhe Marko Mashanoviq do ta përgadisin në bashkëpunim më realizuesit e punimeve.