K u m t e s ë p ë r o p i n i o n
F T E S Ë
Konferencë: Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit
I/e nderuar,
Kemi kënaqësi t’ju ftojmë në Konferencën ‘’Promovimi dhe Përkrahja e Biznisit Social në Komunën e Ulqinit’’ që Komuna e realizon në kuadër të projektit Adriatic Welfare Mix, financuar nga Bashkimi Evropian.
Konferenca do të mbahet më datën 03.07.2015 në hotelin Otrant në Ulqin, salla e madhe me fillim në orën 10:00
Qëllimi i Konferencës është promovimi i projektit dhe prezantimi i përkrahjes konkrete më qëllim të themelimit të biznesit social në Komunën e Ulqinin.
Projekti Adriatic Welfare Mix është i orientuar në ndryshimin e kornizave të politikave dhe decentralizimin e sistemit të ndihmës sociale, sipas modelit të kombinuar të politikave dhe programeve sociale dhe Welfare Mix Modelit. Kjo qasje sjell deri tek zhvillimi i modele inovative të bizneseve sociale, përkrahjes së programeve kualitative dhe kalimit e të rinjve nga arsimi në tregun e punës dhe rritje e inkuadrimit të rinjve në zhvillimet shoqerore dhe ekonomike.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në keto numra telefoni dhe email adresë:
Kontakt telefon: +382 30 401 804 kancelarija;
Mobilni: +382 69 400 473;
e-mail: arsllan.hajdinaga@ul-gov.me
AgjendaMadhësia: 0.19MB | Adobe PDF