Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka priti një grup të rinjsh nga qyteti ynë që kanë përfunduar shkollën e mesme e që dëshirojnë të rregjistrohen në Akademinë policore në Danillograd.
Është hera e parë që interesimi I të rinjve tanë për të vijuar Akademine policore është I madh e ajo që është për tu përshëndetur është fakti që në mesin e të interesuarve janë dhe dy vajza.
Kryetari Gjeka I përgëzoi të rinjtë dhe theksoi që angazhimi dhe përkrahja e tij për të bërë realitet ëndrrën e tyre nuk do të mungojë
Duke, paralajmëruar kontakte të menjëhershme me strukturat kompetente , Kryetari I Ulqinit , porositi të rinjtë që të përcjellin konkursin, rregullat e aplikimit dhe kriteret e pranimit të aplikuesve.
Dihet që të gjithë ata që synojnë të të vijojnë Akademinë policore duhet te jenë në gjëndje të mirë shëndetsore, e të kenë aftësi fizike.
Përndryshe Kryetari Gjeka ,në cdo takim me zyrtarët e lartë të Malit të Zi ka parashtruar nevojën e krijimit të lehtësirave për pranimin e të rinjve tanë pranë kësaj Akademie .Kjo është dhe kërkese permanente e të gjithë subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi.