22. Qershor 2015.
Më 26 qershor (të premte) në ora 10:00, në organizim të Ambasadës së Hungarisë në Podgoricë dhe Komunës së Ulqinit, organizohet ‘’Tribuna e hapur në temën Mali i Zi dhe integrimi në Nato’’.
Ambasadori i Hungarisë Krisztian Posa dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërise Ernal Filo në ligjeratat e tyre do të sjellin përvojat e vendeve të tyre në procesin e qasjes dhe anëtarësimit në këtë aliancë ushtarako-politike.
Tribuna do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.