Kryetari I Komunës Fatmir Gjeka u takua me Nënkryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Z. Rafis Aliti. Në takim u prekën një sërë cështjesh , me interes të përbashkët për dy vendet Mali i Zi -Maqedoni, por theksi u vendos tek bashkëpunimi kulturorë , ku sipas bashkëbiseduesve ka mjaft hapsirë për të vepruar. Krahas kësaj në qëndër të vëmëndjes ishte situate politike në Maqedoni , aktivitetet që zhvillohen nga subjektet politike vendas dhe nga faktori ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së krijuar dhe përgatitjen sa më të mire të zgjdhjeve. Nga ana tjeter Kryetari Gjeka e njoftoi mysafirin rreth përgatitjeve të sezonit turistik dhe pritjes nga ai, duke vecuar dhe atë që në Ulqin nga viti në vit pushojnë dhe mysafire nga Maqedonia.
Përndryshe Z. Aliti , eshtë pjesëmarrës nëkonferencën rajonale që po zhvillohet në qytetin e Budves ku në fokus do te jetë reforma në gjyqsor në këto vende.