18. Qershor 2015.

Kryetari I Komunës  Fatmir Gjeka  u takua  me  Nënkryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Z. Rafis Aliti. Në  takim  u  prekën një  sërë  cështjesh , me  interes  të  përbashkët  për   dy   vendet Mali i Zi -Maqedoni, por  theksi  u vendos   tek bashkëpunimi  kulturorë  , ku sipas  bashkëbiseduesve  ka  mjaft  hapsirë  për të vepruar. Krahas  kësaj   në qëndër të vëmëndjes  ishte situate   politike në Maqedoni , aktivitetet që   zhvillohen nga  subjektet  politike  vendas  dhe nga   faktori ndërkombëtar  për  tejkalimin e  situatës së  krijuar dhe  përgatitjen sa  më të  mire të  zgjdhjeve. Nga ana  tjeter  Kryetari Gjeka   e njoftoi mysafirin rreth përgatitjeve të sezonit turistik dhe  pritjes   nga  ai, duke vecuar  dhe atë që   në  Ulqin  nga viti   në  vit pushojnë dhe mysafire  nga Maqedonia.  

Përndryshe  Z. Aliti ,  eshtë  pjesëmarrës  nëkonferencën rajonale  që  po  zhvillohet  në  qytetin e Budves ku   në fokus  do te jetë  reforma  në  gjyqsor  në  këto vende.