17. Qershor 2015.
Kryetari I Ulqinit Fatmir Gjeka I ka dërguar një telegram urimi Kryeimamit të Ulqinit Ali efendi Bardhi dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit .
Në mesazhin e urimit ndër të tjera thuhet se Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilën kultivohen vlera njerëzore dhe humane , toleranca , respekti i ndërsjelltë dhe dashuria midis njerëzve.
Duke uruar që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për tiu përkushtuar lartësimit shpirtërorë,Kryetari Gjeka uron që Muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni , mirëqenie, lumturi dhe dashuri.