Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë, më datën 17 korrik 2015, organizon seminarin me temë ‘’ Forcimi i kapaciteteve për menaxhim të trashëgimisë kulturore me qëllim të ruajtjes dhe promocionit të trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit’’. Sipas axhendës, ljigjeruesit do të jenë ekspertë eminent nga Mali i Zi dhe rajoni: Lidija Ljesar - zëvedësministre kulture e Malit të Zi, Samir Hoxha - Qendra rajonale për trashëgimi kulturore nga Kosova, Auron Tare - deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe Pioter Dicek - profesor në Universitetin e Varshavës.
Në seminar, i cili organizohet në hotelin Palata Venezia në Kalanë e Ulqinit, do të bëhet fjalë për rëndësinë e trashëgimisë kulturore për komunitetin lokal, rolin dhe rëndësinë e institucioneve lokale dhe shtetërore në ruajtjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe për promocionin e trashegimisë kulturore në shërbimit të zhvillimit të turizmit.
Para fillimit të seminarit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta shohin espozitën e cila tregon për arritjet dhjetëvjeçare të arkeologëve të Universitetit të Varshavës. Ekspozita hapet me datën 17 korrik në orën 11:00 (paradite), në Kullën e Ballshajve në Muzeun e Kalasë së Ulqinit. Ekspozita është e hapur për publikun!