Mas medjet I kushtojnë hapsirë vizitës së Ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij në qytetin tonë
Deklaratat e Ministrit Gvozdenoviq dhe Kryetarit të Ulqinit Z .Fatmir Gjeka rreth përgatitjeve të sezonit turistik dhe vlerësimet që sezoni i ketij viti ka filluar mbarë, zënë vend qëndrorë në faqet e gazetave.
Po ashtu citohet Ministri Gvozdenoviq për paralajmërimin e shpejtë të sjelljes së Planit hapsinor-urbanistik si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit tonë dhe nisjen e investimeve në kanalizim dhe ujsjelles .
Vizita në Kriporen e qytetit e Ministrit , përfaqesuesve të lartë të BE dhe strukturave udhëheqëse komunale jep shpresë se cështja e kripores tashmë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe se palët janë të interesuara që procesi i kripës në mënyre klasike të jetësohet dhe krahas kësaj kriporja të jetë dhe oazë për zogjtë