Sot, në kabinetin e Kryetarit të Komunës Z. Fatmir Gjeka u nënshkrua Memorandumi me Ministrinë e arsimit , Drejtorinë për punë publike dhe disporës tonë në ShBA për ndërtimin e objektit shkollor në Sukobinë që funksionin në kuadër të IP.SHF ,,Bedri Elezaga ,,
Me këtë , merr udhë zgjidhjeje një projekt i kahmotshëm i cili do të jetësohet falë komunës , disporës tonë dhe Ministrise së arsimit ,ndërkohë që punimet do ti kryej Drejtoria për punë publike.
Në emër të komunës Memorandumin e nënshkroi , Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka , në emër të Ministrisë, Ministri Predrag Boshkoviq, Drejtoria për punë publike përfaqësohej nga ndihmës drejtori Radovan Gjurashkoviq , ndërsa në emër të disporës tonë në SHBA firmosi aktivisti i njohur Caf Boga.
Ky projekt është i rëndë mbi 230 mijë euro dhe është punuar nga Agjencia për ndërtim dhe zhvillim , ndërkohe që mbetet që Komuna në një afat sa më të shpejtë të bëjë shpalljen e tenderit e më pas të fillohet me ndërtimin e objektit.
Ndërtimi i kësaj shkolle ka një rëndësi dhe simbolikë të madhe, jo vetëm që do të përmirësojë dukshëm kushtet për vijimin e mësimit , por njëherit shënon dhe bashkëpunimin institucional me disporën tonë.
Në takimin e sotëm u trajtuan edhe cështje të tjera me interes për qytetin tonë.
Më pas të gjithë u nisën në drejtim të Sukubinës për të parë vendin se ku do të ndërtohet objekti i ri shkollor.