Sot,në hapsirat e Qendrës për kulturë u inaugurua këndi i lojrave për femijë.
Ishte ky një moment i gëzuar që tuboi një numër të madh të fëmijeve edukatoreve zyrtarëve komunal, prindërve dhe qytetarëve.
Në fjalën e rastit Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka tha se ndihet i lumtur për jetesimin e këtij projekti i cili u realizua falë angazhimit të Shoqates,,Prindërit,, administratës lokale, Bankës Komerciale Malazeze dhe kompanive të qytetit tonë.
Ai shtoi se ky kënd ështe një vend ideal për disa orë shllodhjeje për fëmijët dhe prindërit.
Sipas numrit një të Ulqinit gëzimi i fëmijëve është motivi i jëtës së prindërve dhe i shoqërosë .Nëse i kemi bërë femijët e lumtur tha Gjeka ne i kemi kontribuar bërjes së një shoqërie më të mire.
Kryetari theksoi se per Komunën është me shumë rëndesi që edhe fëmijët e Qendrës per femijët me nevoja të vecanta të kenë qasje të barabarta .Ai në fund vecoi se kënde të këtij lloji do të hapen edhe në pjesë të tjera të Ulqinit. Më të gëzuarit ishin vogëlushët e shumtë. Ndërkohë që për organizimin në fjalë ishin përkujdesuar Zonjat e Shoqates,,Prinderit,,Dejana Ponosh ,Milena Lekoviq ivana Karagjinoviq etj të cilat kishin përgatitur për të ftuarit pasta dhe ëmbëlsira per të ftuarit e shumtë.