20. Maj 2015.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme të NALAS-it, organizatës që bashkon komunitetin e qeverisjeve lokale të Evropës Juglindore. Takimi u mbajt në Plovdiv, Bullgari, 17-19 maj, dhe përveç përfaqësuesve nga Mali i Zi, morrën pjesë përfaqësuesit të Bashkësisë së Komunave të Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Kosovës, Bullgarië, Turqisë, Rumanisë dhe Moldavisë. Qëllimi i NALAS-it si organizatë është nxitja e decentralizimit të pushtetit, ofrimi i asistencës së plotë për qeveritë lokale dhe nxitja e integrimit europian të rajonit.
Në mbledhje morri pjesë edhe Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev.