Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij, urojnë pjesëmarrësit tanë, për prezantim dinjitoz të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Në ngjarjen më të madhe kombëtare të trashëgimisë sonë shprirtërore , në natën konkuruese përfaqësuesit e SHKA ,,Tradita,,SHKA ,,Ana e Malit ,,dhe SHKA ,,Buzuku ,, prezantuan elementët e shumfishtë të një populli autokton ku ndërthurej kënga dhe vallja dhe ku spikatën kostume të larmishëm.
Juria ka dhënë vlerësime të shumta për elementë të ndryshëm: këngëtarë, valltarë dhe aspekte të evidentuara të folklorit e ruajtjes së autenticitetit .
Trofe dhe mirënjohje të Festivalit iu ndanë SHKA ,,Tradita,, për këngën tradicionale të Anës së Malit e interpretuar në kuadër të dasmës dhe e interpretuar aq bukur nga Egzona Salaj e cila u lancua me cmim të parë.
Juria profesionale e Festivalit vlerësoi me motivacion për ruajtjen e folklorit në trevën e Krajës Nexhmije Popin dhe Fadil Velaj ,ndërkohë që programi i prezantuar nga Shqiptarët e Malit të Zi , i takoi vendi i tretë në Festivalin folklorik të Gjirokastrës
Festivali me emrin e bukur ,,Argjiro Fest -on,,tregoi se është festa më e bukur e bukurisë mbarëshqiptare e në këtë festë shkëlqyen të rinjtë tanë.
Në ditët në vijim është lënë një takim në kabinetin e Kryetarit Gjeka me perfaqësuesit e të tre shoqatave që morën pjesë në Festival , dhe me ata që u lancuan me cmime.