Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka në shoqërinë edhe të anëtarëve te tjerë të kabinetit priti përfaqësuesen e reprezentacionit të Malit të Zi në hendboll Majda Mehmedoviq.
Edhepse tejet e re, ajo ka një karierë sportive për tu adhuruar. Shquhet për rezultate të jashtëzakonshme dhe thyerje rekordesh brenda dhe jashta vendit , duke nxjerrë në pah meritat e saja si sportiste e talentuar.
E thjeshtë dhe modeste , mbetet nje figurë e dashur dhe e adhuruar per shumë tifozë dhe sportëdashës të të gjitha moshave , andaj dhe ky takim ishte një takim mbresëlënës për të gjithë të ftuarit dhe gazetarët.
Kryetari Gjeka duke i shprehur vlerësimet dhe konsodetatat e tija uroj që ajo edhe në të ardhmen të mbesë ikonë e sportit duke lënë gjurmë me lojën e saj. Ai po ashtu theksoi që Majda dhe sportistë të kalibrit të saj përherë mund të llogarisin në përkrahjen e Komunës së Ulqinit.
Nga ana tjetër sportistja Majda Mehmedoviq e cila shoqërohej nga babai dhe vëllai i saj , tha se ndihej e lumtur për këtë pritje kaq të ngrohtë dhe miqësore dhe premtoi që do të japë cdo gjë nga vehtja per të rritur edhe më shumë prestigjin e hendbollit në Mal të Zi .