08. Maj 2015.
Kryetari I Ulqinit Fatmir GJeka me rastin e Ditës së Evropës ,9Majit i ka dërguar një mesazh urim qytetarëve me urimet më të mira për anëtarësim sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet :Kam kënaqësinë e veçantë që t ju uroj Ditën e Evropës, ditë që simbolizon paqen dhe unitetin në Evropë, Dëshiroj, me këtë rast, të besoj se Mali I Zi do të vazhdojë dhe do të intensifikojë reformat e duhura, për përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian, me synim që të marrë në mënyrë të merituar vendin që i takon në familjen evropiane.Urime