Në Ulqin qëndruan përfaqesuesit e Agjencisë së Malit të Zi për promovimin e investimeve të huaja të kryesuar nga Drejtori Millosh Jovanoviq.
Ata, u pritën nga Kryetari I Komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.
Mysafirët patën rast që detalisht të njihen me atë se cfarë ofron Ulqini, me projektet në fushën e turizmit që presin investitorët, vecmas hotelet e kategorive të larta, terenet e golfit dhe komplekset turitike.
Ulqini, sipas mysafirëve të themeluar në vitin 2005, paraqet interes të vecantë për investitorët, andaj , ata insistuan në prezantimin sa më të shpejtë të këtyre investimeve që mund të bëhen nëpermes konferencave , kontakteve direkte dhe mënyra ve dhe formave të tjera.
U ra dakort që të punohet bashkarisht platforma e investimeve për qytetin tonë.
Po ashtu në ditët në vijim mund të presim ardhjen e investitorëve potencial dhe hapjen e negociatave me ta.