04. Maj 2015.
Komuna e Ulqinit do të ofrojë bursa për nxënësit të cilët do të rregjistrohen në Akademinë policore në Danillograd në vitin akademik 2015/2016.
Bursa , do të jetë deri në 150,00 euro.
Komuna ka përshëndetuar nismën e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe KKSH që bashkarisht me përfaqesuesit e Akademisë policore bëri në Qendrën e mesme shkollore prezantimin e kushteve të rregjistrimit të atyre që dëshirojnë të rregjistrohen pranë kësaj Akademie.
Duke , llogaritur që KKSH do të vazhdojë dhe me aktivitete të tjera në këtë drejtim shpresojmë që kjo ide e kahmotshme e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi të jetësohet në interes të përgjithshëm.