03. Maj 2015.
Në mesazhin e tij thuhet se ,,Pa liri të shprehjes së lirë të mediave ,dhe gazetarëve nuk ka shoqëri të hapur dhe demokratike.
Kjo është aksiomë e dëshmuar në tërë botën , kështu është dhe në Ulqinin tonë.
Të bindur në atë që një medije e lirë e shumëllojshme dhe e pavarur është esenciale në cdo shoqëri demokratike , bëjmë përpjekje që ti lehtësojmë punën të gjithë atyre të cilët në principet e etikës dhe profesionalizmit , në një situatë të veshtirë , kryejnë misionin e tyre të rëndë ,por fisnik dhe të bukur.
Mirpo , këtu nuk përfshihen ata që këtë profesion e ushtrojnë rastësisht , për interesa dhe nevoja kalimtare, e jo për interesa publike.
Pikërisht për këtë , përgjegjësia ndaj bashkësisë së gazetarëve është më e madhe, andaj kërkohet solidaritet , dhe vendosmëri në mbrojtje të lirisë së shtypit.
Në këtë drejtim përherë mund të llogarisni në përkrahjen e administratës lokale , thuhet ne mesazhin e Kr yetarit të Komunës së Ulqinit.