Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi Margaret Uyehara ka nisur ditën e sotme turin e vizitave në qytetin tonë .Ajo fillimisht u takua me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij
Në një bisedë të hapur dhe shumë miqësore u prekën një sërë temash me interes të vecantë për komunitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit. Edhe me këtë rast u theksua harmonia dhe toleranca ndërfetare dhe ndëretnike që e bën këtë qytet të njohur në të gjithë Malin e Zi dhe më gjërë. Krahas kësaj bashkëbiseduesit u ndalën tek ceshtja e investimeve, kthimi I pronës , dhe tek raportet diaspore vendlindje, që në një të ardhme të shpejtë me ndihmën e ambasadës mund të kenë permbajtje të reja. Një vend i vecantë në takim iu kushtua ndihmës që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA respektivist Ambasada në demokratizimin e vendit dhe në marëdhënijet të cilat janë të bazuara në vlera të përbashkëta.
Ambasadorja , Margaret Uyehara e cila ishte mahnitur me vizitën paraprake që kishte bërë në Valdanos , paralajmëroi së sëshpejti vizita të tjera në Ulqin.