Në disa media janë plasuar të pavërteta, lidhur me blerjen e automjeteve për nevoja të Komunës
Andaj, për shkak të transparencës dhe mënjanimit të hijeve të dyshimit njoftojmë opinion e gjerë me rrjedhën e procedurës së blerjes së automjeteve .
1. Prokurimi publik për blerjen e automjeteve është shpallur dy herë.
2 .Blerja e automjeteve ka qënë e planifikuar me buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2014 dhe plani i prokurimeve publike për të njëjtin vit.
3. Tenderi është shpallur publikisht në sajtin e prokurimeve publike të Malit të Zi.
4. Tenderi ka qenë i hapur dhe publik, me të drejtë konkurimi të cdo ofertuesi nga vendi dhe jashtë Malit të Zi.
5.Në rastin e parë parashikimi ka qenë 24000 euro dhe nuk është lajmëruar asnjë ofertues
6.Në rastin e dytë , parashikimi i ofertës ka qenë 25000 euro dhe kemi pasur një ofertë të vetme të mbërritur dhe e cila i ka plotësuar kushtet e tenderit.
7.Tenderi ka qenë i planifikuar me të gjitha parametrat të suazave ligjore dhe nuk ka favorizuar asnjë ofertues apo kompani prodhuese të automjeteve .
Pra, cdo kompani ka pasur të drejtë të konkuroj me të drejta të njëjta.
SHERBIMI I FINANCAVE I KOMUNËS SË ULQINIT