03. Prill 2015.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka uron besimtarët katolik me rastiin e Festës së Pashkëve:
,,Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim ju uroj Festën e Pashkëve.
Dëshiroj që në familjet tuaja të ketë më shumë lumturi, harmoni begati dhe mirësi.
Ulqini ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare i rrespektimit të ndërsjelltë për të gjithe qytetarët e tij , pa dallim etnie, kulure dhe religjioni.
Gëzuar"
Kryetari Gjeka telegram urimi i ka dërguar dhe Arqipeshkvit të Tivarit Imzot Zef Gashit.