01. Prill 2015.
Dita e Komunës së Ulqinit, kremtohet të shtunën e parë të muajit prill.
Kjo datë ngërthen në vehte disa simbolika.
Këtë vit kremtimet do të fillojnë më datën 3 dhe do të përfundojnë më datën 5 prill.
Seanca solemne e Kuvendit do të mbahet më datën 4.04.2015 në orën 11:00.
Aty janë ftuar të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Podgoricë dhe personalitete të tjerë.
Janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrje Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës z. Hashim Thaçi të cilët do të shpallen
‘’Qytetar nderi i Komunës së Ulqinit''