Presidenti I Shqipërise Bujar Nishani dhe Zonja e pare Odeta Nishani në
kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi , zhvilluan një takim në Komunën e Ulqinit , ku u pritën nga Kryetari z Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.
Zoti Gjeka duke I uruar mirëseadhje mysafirëve , bëri një prezantim të shkurtër të Ulqinit , u ndal në zhvillimin ekonomik, kulturor e në investimet që e presin këtë qytet bregdetar ku mbi 85përqind të banorëve e përbëjnë shqiptarët autoktonë.
Ndërkaq ,Presidenti I Shqipërisë , vlerësoi lartë takimet që ka pasur me krerët shtetërorë të Malit të Zi , ndërkohë që për qytetin tonë ai u shpreh se gjatë kohës së izolimit pesëdhjetëvjecar ai ka qenë simbol I afërsisë shpirtërore andej dhe këndej kufirit
Presidenti Nishani , më tej nënvizoi se tani , ne duhet të shfrytëzojmë mundësirat që krijon demokracia dhe të shkëmbejmë më shumë ekperiencë dhe të bashkëpunojmë në të gjitha fushat.
Për, këtë ai tha se ka gjetur përkrahje edhe tek zyrtarët më të lartë të Malit të Zi.
Më pas delegacioni shqiptar, bëri homazh dhe vendosi një kurorë me lule në varrin e Ymer Prizrentit për të vazhduar më pas takimin në h otelin ,,Otrant ,,të organizuar nga KNSH në Mal të Zi