23. Mars 2015.
Presidenti i Shqipërisë Z Bujar Nishani  më 24  mars  do të qëndrojë  në Ulqin

Presidenti I Shqipërisë Z.Bujar Nishani  së bashku me Zonjën e  Parë Odeta Nishani po zhvillojnë një  vizitë shtetërore  në Mal të Zi.Vizita realizohet  me ftesë  të homologut të Tij Z Filip Vujanoviq.

Pas ceremonive  më  të  larta shtetërore të  dy Presidentët do  të  kënë  takim   kokë më  kokë e me pas  do të  kryesojnë bisedimet  dypalëshe  të delegacioneve  respektive dhe deklaratat  për shtyp. 

Kreu i shtetit shqiptar  do të  ketë  takime  me Kryetarin  e Parlamentit   të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq  dhe me Kryeministrin  Millo Gjukanoviq.

Për  nder  të  Presidentit shqiptar , Presidenti i  malit të  Zi  Vujanoviq dhe Kryeministri Gjukanoviq  do të shtrojnë  darkë  respektivisht  drekë solemne,  ku janë  ftuar zyrtarë   të lartë e në mesin e tyre dhe  Kryetari i  Komunës  Z. Fatmir Gjeka.

Agjenda  parasheh , vizite dhe takim  në Tuz, në Arqipeshkvinë e Tivarit,  nderkohë që  një  agjendë e vecantë  është  përgatitur  nga ana e   protokollit  edhe  për qëndrimin e  shefit  të shtetit  shqiptar dhe  Zonjës  së  tij   në Komunën e Ulqinit  më datën 24 mars.

Takimi   në Ulqin  do të  fillojë  ne  orën  09,45  minuta ku  Presidentin  shqiptar Nishani do ta presë  Kryetari  Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pas bisedimeve  dhe  deklaratave  për shtyp në hapsirat  e komunës , është paraparë  Vendosja  e një kurore   me lule   në varrin e Ymer Prizrenit.

Po ashtu agjenda parasheh  një takim me sportistë  të  dalluar në  hotelin ,,Otrant  dhe një takim të  organizuar nga  KNSH  në Mal të Zi.

Për Zonjën e Parë , Odeta Nishani  është  përgatitur një agjendë e vecantë Ajo do të  jetë e shoqëruar nga  Iliriana  Gjeka  dhe  disa  zonja  të tjera të Komunës  tonë dhe bashkarisht do të   vizitojnë  bibliotekën,dhe muzeumin ne kala. 

Në vazhdim  ja dhe  agjenda  e vizitës së Presidentit Nishani  për datën 24 mars.

                       

   E martë, 24 mars 2015

 

08,00                Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt Tivarit

 

08,45               Mbërritja në Tivar Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Zef Gashi

 

09,15               Nisja drejt Ulqinit

 

09,45               Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Kryetarin e Komunës Ulqin

 

10,15               Vendosje e një kurore me lule në varrin e Ymer Prizrenit

 

10,45               Nisja për Hotel Otranto, takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me grupin e sportistëve

 

11,00               Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi

 

12,30               Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt pikës kufitare Sukobinë (Murriqan)

 

14,15               Mbërritja në Tiranë

Mas medjet  po i kushtojnë   vëmëndje të vecantë   kësaj vizite.

Takimi cilësohet si  shprehje e miqësisë  dhe kontribut   i marëdhënijëve  dypalëshe  në  rajon.