Kryetari i Komunës Z.Fatmir Gjeka u takua me Kryepriftin e Kishës ortodokse në Ulqin Z. Radoica Bozhoviq .
Në një takim të hapur dhe miqësorë u prekën një sërë cështjesh të rëndësishme për pjëstarët e ketij besimi dhe besimeve të tjera në komunën tonë dhe u paralajmërun hapa konkretë
U tha që Komuna do të vëjë sa më parë në funksion të besimeve kapelën ,ndërkohë që për mirëmbajtjen , funksionin dhe kontrollin e saj do të përkujdeset ndërmarrja për veprimtari komunale.
Përfaqësuesit e kishës ortodokse folën edhe për një objekt të ngjashëm i cili pritet të ndërtohet në kuadër të kishës e për të cilin ekziston projekti përkatës
Kryetari Gjeka tha që Komuna është e gatshme që të lirojë nga taksat komunale objektin në fjalë dhe të ndihmojë brënda mundësive me material ndërtimorë.
Krahas kësaj u prekën edhe cështje të tjera me inters të përgjithshëm.
Takimet me krerët fetarë , tashmë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe Komuna e Ulqinit ka mbështetur aktivitetet e komuniteteve fetare.