Në organizim të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Podgoricë, ditën e premte më 13 mars në orën 19 në odeonin e Pallatit të kulturës do të hapet ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz.
Ekspozita, "Shtëpitë tradicionale turke dhe konaqet" do të sjellë gjashtëdhjetë punime të këtij cikli të punuar mjeshtërisht nga artisti Akjildiz i cili i kalon përmasat në shtetin turk e që me sukses ka ekspozuar në shume qendra të njohura arti.
Sipas kritikëve në gravurat e këtij artisti dominon e kaluara , motivet historike, bujtinat në regjionin e Detit të Zi , viset e Anadollit të bukur , krahas kësaj, ai hulumton historinë e tyre dhe i sjell në gravurat e tij.
Në ceremoninë e hapjes , ku do të përshëndesë Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe Drejtori i Qendrës për kulturë Z. Nail Draga, do të jenë të pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Podgoricë , Mehmet Niyazi Tanilit ,zyrtarë të zyrës TIKA, kritikë të artit dhe të ftuar të tjerë.
Kjo ekspozitë vjen në momentin kur marëdhënijet ekonomike dhe ata kulturore janë gjithnjë e më të avancuara ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Turqise , respektivisht Ambasadës së këtij shteti në Podgoricë