08. Mars 2015.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e Festës së tyre ,8 marsit nëpërmjet një mesazhi në të cilin theksohet:
Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat për festën e tyre. Nderim për kontributin Tuaj të gjithanshëm e të vazhdueshëm. Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Ulqinit, dua tua uroj Festën e tetë marsit dhe të riafirmoj, përkushtimet dhe vizionin tonë për avancimin e barazise gjinore
Kryetari i Komunës
Fatmir Gjeka