Shikuar në aspektin ndërtimor gjëndja në kalanë e Ulqinit nga dita në ditë bëhet më brengosëse . Nisur nga kjo dhe me qëllim të ndaljes së hovit të devastimit të mëtutjeshëm u organizua një takim me strukturat udheheqëse komunale.
Nënkryetarja Zenepa Lika , duke përshëndetur të pranishmit theksoi se fillimisht kemi inicuar takim të këtij lloji për të vazhduar më pas me të gjithë subjektet dhe palët e interesuara të cilët mund të japin ndihmesën e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore që mbetet e pashlyer nga dëshmitë historike e kulturore të së kaluarës .
Në takim ishte e ftuar dhe Dr. Igballa Shaboviq, arkitekte e cila me vite punon në temën e trashëgimisë arkitekturale në Ulqin e që për të pranishmit bëri prezantimin ,,Trashëgimia e ndërtimtarisë në Ulqin- dje sot nesër”.
Duke e cilësuar kalanë e Ulqinit si pasuri të madhe kulturore për Ulqinin, Malin e Zi dhe më gjërë dhe si aset të jashtëzakonshëm të kulturës , Dr. Igballa Shaboviq nëpermes analizave, fotove ndër shekuj dekada dhe vite solli pasqyrën e gjendjes momentale të ndërtimeve në këtë objekt kulturore të kategorisë së parë.
Fatkeqesisht , gjendja është shqetësuese , andaj ajo tërhoqi vemëndjen që kjo trashëgimi ka nevojë të mbrohet nga të gjithë , të shpëtohet dhe të dalë në dritë , sepse po iku , skthehet më e ne nuk duhet ta lemë të vdesë.
Me interes u përcoll ndërtimi dhe gjëndja e objekteve e atyre ,që i jane përmbajtur rregullave urbanistik të tjerë ndertues që këto rregulla i kanë shkelur apo ata , të tjerët që kanë ndërtuar pa kurrfarë kriteriumesh
Në fund të pranishmit u pajtuan që sa më parë duhet punuar në hartimin e planeve për këtë zonë, por u vecua dhe ajo , që organet përkatese republikane duhet të tregojnë më shumë përkujdesje dhe të ndajnë më shumë mjete materiale për kalanë.
Ky takim është vetëm nismë , e takime të tjerë do të mbahen me një augjencë më të gjërë ku do të diskutohen jo vetëm problemet në kalanë e Ulqinit , por dhe gjendja e objekteve të tjerë të kulturës në qytet.
Ne duhet ti mbrojmë ata theksuan diskutuesit. Duke mos kursyer dashuri ndaj tyre , ato këtë dashur na e kthejne shumfish.