24. Shkurt 2015.
Shënohet një vjetori i qeverisjes në Ulqin

Të nderuar  qytetarë

Të  nderuar anëtarë  të  ekzekutivit

Zonja   dhe  zotërinj,

Jemi  tubuar  sot  këtu , për  tju  prezantuar  në  pika  të  shkurtëra  bilancin  e një  vjetorit  të  punës  tonë.

Jemi  tubuar  për të  folur për  sfidat  dhe sukseset  ,por  dhe  për  punët  që  na  presin.

Zgjedhja  ime  në postin e Kryetarit të komunës  së Ulqinit,në  këndvështrimin  tim ka qenë  një  vlerësim i madh , por edhe një  përgjegjësi  po aq e madhe.

Gjatë punës time shumëvjecare  në Komunë , besoj se kam  grumbulluar  njohuri dhe eksperiencën e nevojshme  për  tu përballur me sfidat .Nga  kjo  eksperiencë e dij  që qytetarët  janë  gjykatësit  më të drejtë  të punës  time, të kolegëve te  mij  dhe institucioneve  dhe të japin  gjithnjë vlerësimin  që të takon.  

Principet bazë të qeverisjes  tonë të koalicionit ,,Bashkë për të ardhmen  e Ulqinit ku bejne  pjese, Forca e re  demokratike, Partia demokratike dhe  kandidatët e pavarur te Lëvizjes qytetare,,  që  nga fillimi  kanë qenë  transparenca,  përgjegjsia,angazhimi  dhe solidariteti me qytetarët.

Kam insistuar  dhe  kërkuar  nga  bashkëpunëtorët  e mij  që  të  gjithë sëbashku të  veprojmë si një skuadër  ku  ekzekutivi  ka  pjesën  e tij , Kuvendi po ashtu pjesën  e  tij  dhe padyshim  pjesën e tyre kanë qytetarët  që na dhanë mundësi që ti  shërbejmë.

 Ata presin dhe  ne jemi  këtu  për të mos  i shgënjyer  pritshmeritë e tyre.

Të nderuar qytetarë , 

Ju e dini që  menjëherë  me ardhjen tonë në  krye të administratës   , ne u përballëm me një mori lendësh  gjyqsore , disa   prej të cilave  të   vjetra  më  shumë se tre dekada

 Këto  lëndë  patën një  kosto  tepër të rëndë  për  buxhetin   e Komunës   duke   shkaktuar një dëm  rreth një milion  euro.  Cështjen e  këtyre  lëndëve  ne jo  rrallë  herë  e kemi  trajtuar   edhe me  zyrtarët më të lartë  të Malit të  Zi .

 Ka paralajmërime  se lëndë të tjera  na presin  e ata mund të kenë pasoja tepër të rënda për  zhvillimin e Komunës  tonë .

  Edhe perkundër  kesaj,  ne  ia dolëm mbanë  të  realizojmë  buxhetin e vitit 2014 në një masë  të  kënaqshme.  Gjate  vitit  të shkuar jemi  përkujdesuar  që  të shlyjmë  obligimet ndaj të  punësuarve  tane dhe   sipermarrjeve  që finansohen nga  buxheti dhe obligimet e grumbulluara nder  vite.  Në  këtë drejtim  patëm sukses  dhe  kemi shlyer  mjaft  nga të ardhurat dhe kontributet , kete fale  dhe një  kredie  që  huazuam   tek Atllasbanka.  

Gjatë kësaj  kohe  kemi bërë një shpërndarje  të  drejtë  të mjeteve  dhe  energjive  tona  në drejtim  të atyre që janë  prioritetet  e  qytetit  si infrastrukure  më e mirë  , shërbime  më  të mira  për  qytetarët , investime  dhe hapjen  e  vendeve të reja   të  punës  për rininë  me dëshirë  që Ulqinin  ta shëndrojmë  në  një qendër të rëndësishme  turistike  sic e meriton,  dhe në  qendër të artit  dhe  kulturës.

  Ne   kemi pasur  një  objektiv  ambicioz  dhe   besoj se  ia kemi dalë mbanë  për të  krijuar  kushte  që  investitorët , qofshin vendas  apo të  huaj  mos të ballafaqohen  me  probleme burokracie  dhe të kene siguri të  plotë juridike.

Nga  ky këndvështrim me  kënaqësi mund të  konstatoj që qyteti  ynë   vazhdon të jetë në vemendjen e investitorëve të shumtë.

Kemi  pritur  shumë  nga ta, kemi shprehur interesimin tonë  për investime ne  fusha të  ndryshme vecmas  ne  turizëm dhe jemi  të angazhuar  në përgatitjen e planeve  dhe  infrastrukturës  konformë  kërkesave.

Në  javët ne  vijim kemi  paralajmërime  për ardhjen e  një numri të madh  të investitorëve   nga Turqia , dhe investitorë të   tjerë. Lidhur me këtë  jemi  në bisedime dhe  me resorët përkatës  të  Qeverise së Malit  të ZI.

Unë  me  kënaqësi mund  të konstatoj se  kemi vendosur një  marëdhënije të  re  me biznesin vendas , një marëdhënije reciproke dhe korekte  e  falë  kësaj  kemi realizuar  bashkarisht disa  projekte  vecmas  në fushen e kulturës dhe artit .

Po ashtu,  maredhenije korekte kemi me  sektorin joqeveritare, me të  gjitha  ekipet sportive ,  studentet  tane  me shkollat e qytetit  kopshtet dhe me  sektorë  të  tjerë.

Unë dhe  bashkëpunëtorët e mij  me gjithe  zemër  dëshirojmë dhe po punojmë  që Ulqini  të   hyjë në një  proces të   transformimit  të  fuqishëm , ku do të ketë  hotele, të reja, dhe objekte përcjellës , reparte  dhe investime të   këtij lloji  që do të mundësonin hapjen e vendeve te  reja  të  punës  për të rinjtë tanë   dhe  do të rrisnin  në  të njejtën kohë  dhe pritshmërinë e qytetarëve  .

Të nderuar të pranishëm  pavarësisht  asaj që kemi bërë, ka akoma  shumë  për të bërë.

Projekte të   tjera  të mëdha na presin  gjatë këtij viti, sic është  rruga  Ulqin -Krythë, një investim rreth  nëntë milion euro,  rrugë që  do të krijojë  një aks  të rëndësishem  në drejtim  të   rrugës  për  në  pikën kufitare  Sukubinë -Muriqan.

Kemi  dhënë kushtet  urbanistike -teknike për  fillimin e  punimeve të AKVAPARKUT  ne Shtoj  nje investim   mbi 7.5 milion euro, që  do të begatojë  oferten turistike te  ketij  viti.

Kemi  bërë pergatitjet  për realizimine projektit të hotelit  ne lokalitetin ku dikur ka qenë hoteli Jadran.  Presim  nje investim  të ri  në sherbim  të   ofertës  turitike  në Krruc.

Po ashtu  një investim  rreth 500 mijë euro e presim që  të   realizohet edhe nga Ndermarrja  per te mirat detare.      

Paralelisht me ketë  jemi   të angazhuar   në  projektin gjerman   të rikonstruimit   të  rrjetit   të ujsjellesit dhe kanalizimit nje projekt i rende, mbi 20 milion euro dhe  në shumë projekte të tjera.

Ne  si pushtet vendor  ne ditet   në vijim do të fillojmë menjëhere  pergatitjet   për sezonin turistik 2015.

Do të angazhohemi  maksimalisht që përgatitjet  të perfundojnë me kohë dhe  sezoni  turistik të na gjejë sa më të përgatitur.

Si  përherë mbetemi të hapur  për  verejtjet dhe sygjerimet e Juaja.

Të bindur se vetën kështu mund të hecim përpara.

Edhe njëherë  i shpreh falenderime bashkepunëtorëve të mij, Kuvendit, Kryetarit  këshilltarëve dhe një  falenderim   të sinqertë për të gjithë  qytetarët tanë ,duke i premtuar se do të  punojmë  dhe do të angazhohemi  për të mos  i  zhgënjyer  pritshmëritë e tyre.   

Faleminderit.  

Kryetari i Komunës 

Fatmir Gjeka