Kryetari I Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka nënshroi marëveshtjen e bashëpunimit me organizatën joqeveritare "Likud Montenegro", Marëveshtja parasheh bashkëpunim të ndërsjelltë në lëmin e kulturës, historisë, letersisë por dhe bashkëpunim në aspektin dhe afirmimin ndëretnik dhe nderfetarë.
Kryetari i Organizatës jo qeveritare "Likud Montenegro" Ratko Ceroviq tha se organizata që ai drejton, parasheh që në verën e vitit të ardhesheëm të organizojë në qytetin tonë Kongresin ndërkombëtar dedikuar Mesisë Zabataj Zvi , personalitet i rëndësishëm i cili jetoi në qytetin tonë në shekullin 17.
Kongresi u tha që do të tubojë një numer te madh te eksperteve dhe studiuesve të fushave të ndryshme nga SHBA dhe vende te tjera njohës të jetës dhe veprës së Zabata Zvi , për të cilin thuhet se ishte themelues i lëvizjes masovike të hebrenjve në Turqi dhe ishte nxitës i reformës së Talmudit hebreik.
Kryetari Gjeka pas nënshkrimit të marëveshtjes tha se Komuna e Ulqinit , perkrah cdo nisëm që është në shërbim dhe dobi të turizmit kulturorë. Unë dhe bashkëpunetoret e mij nenvizoi Gjeka jemi të hapur per bashkepunim me sejcilen organizate joqeveritare dhe do të percjellim me vemëndje organizimin e aktivitetit ne fjalë me qëllim që realizimi i tij të jape frytet e dëshiruara.