Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët etij pritën në një takim pune përfaqësuesit e OJQ ,,Arka Montenegro,, të cilët merren me ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e kafshëve në nivel të Malit të Zi . Fillimisht Kryetari Gjeka foli për aktivitetet që janë ndërmarrë , por dhe për gadishmërinë e bashkëpunimit në këtë drejtim, pasi prezenca e një numri të madh të qenve endacakë nëpër rrugët e qytetit jo rradhë herë bëhet shqetësuese për qytetarët dhe mysafirët gjatë stinës së verës.
Ndërkaq , përfaqësuesit e ,,Arka Montenegro,, thanë se Ulqini nuk bën përjashtim nga qytetet e tjerë në Mal të Zi kur është fjala për mbrojtjen e kafshëve endacake. Mirëpo , hapja e një strehimoreje ku do të vendoseshin dhe do të merreshin në mbrojtje nga specialistët qenjtë e braktisur apo ata të humbur do të ishtë një hap i qëlluar e kjo njëherit do të dëshmonte gadishmërinë tonë kundër dhunës , vrasjeve të qenve , vaksinimin , sterilizimin dhe promovimin e pronësisë së kafshëve shtëpiake e rrespektimi i të drejtave të kafshëve është një nga kushtet për anëtaresim në BE vecuan ata.
U la që përfaqësuesit e Komunës dhe ata të ,,Arka montenegro,, të dalin në terren dhe të përcaktohen për lokalitetin ku do të ngrihej strehimorja ,krahas kësaj sherbimet do të përgatitnin draft rregulloret e nevojshme , ndërkohë Shoqata e lartëpermëndur mori përsiper të na dërgojë projekt elaboratin , se si duhet të duket strehimorja -objektet përcjellese të saj dhe vlera parallogaritare e projektit.