Kryetari I Komunës Z. Fatmir Gjeka duke përshëndetur pjesmarrësit e Konferencës së parë të projektit ,,Ruajtja e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit,, ndër të tjera tha se ,,Natyra ka kohë që është duke u trajtuar në mënyrë jo korrekte , duke u parë vetëm si burim I të ardhurave dhe përfitimeve,, Mungesa e kontrollit të shtuar theksoi ai ka bërë gjuetinë e peshkut mjaft të shfrenuar duke sjellë varfërimin e florës dhe faunës. Gjithnjë sipas Kryetarit specialistët kanë ngritur zërin se përdorimi I mjeteve dëmtuese gjatë peshkimit ka cënuar ripërtrirjen e peshkut dhe zhdukjen e disa llojeve të rralla. Ne, kemi kërkuar dhe insistojmë implementimin e përvojës evropiane në ketë fushë ,dhe se projekti në fjalë synon ruatjen e peshkut dhe shfrytezimin racional të tij , synon shmangjen që është bërë me gjuetinë e paligjshme .Si I tillë ai do të përkrahet nga Komuna jonë sepse qartë parasheh format dhe mënyrat e gjuetisë së peshkut , në të nënvizohet se mbledhja apo tregtimi I peshkut me eksploziv, substance kimike apo cdo mënyrë tjetër që e vret apo intoksinon atë është I kundërligjshëm. Duke shprehur konsideratën për Zyrën për bashkëpunim ndërkombtar si hartues I ketij projekti dhe Mbretërisë së Norvegjisë si mbështetëse të tij Kryetari Gjeka përfundoi se ruajtja e potencialeve të zhvillimit të peshkimit dhe akuakulturës ka një rëndësi të vecantë për Ulqinin, për qytetarët e tij dhe gjeneratat e ardheshme.
06. Shkurt 2015.