Ky Forum në hapje të së cilit ka marrë pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mblodhi qeveritarë të Qeverisë së Shqipërisë ,Kosovës,Maqedonisë, Malit te Zi dhe zyrtarë të niveleve të larta politike nga Italia ,Austria,Holananda dhe Gjermania.
Në takim është diskutuar për nismat e ndryshme që për qëllim kanë përmirësimin e cilësise së jetës.
Kryetari i Komunës së Ulqinit pati një prezantim interesant lidhur me temën bosht duke prekur elementë të rëndësishëm në nivel të Malit të Zi e me theks të vecantë në Komunën e Ulqinit.Ai njëherit ishte dhe udhëheqës i njërës nga seancat.
Në Forum është diskutuar për nismat e ardhshme dhe bashkëpunimin për krijimin e qyteteve inteligjente dhe të jetuarit inteligjent.
Qëllimi i Forumit sic vecuan diskutuesit është të mbledhë dhe të shkëmbejë ide, dije , përvoja dhe praktikat më të mira nderkombëtare , të cilat do të shkrihen me vizionin e qyteteve inteligjente për zhvillim të qëndrueshëm .Gjatë qëndrimit në Durrës Kryetari GJeka është takuar me autoritetet shqiptare dhe të huaja për të diskutuar aspekte nga marëveshtja e bashkëpunimit në fusha tkë ndryshme.