Sot në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit, Fudo Haxhibeti ishin të pranishëm grupi iniciues i banorëve të Kruçit, të cilët kishin paraqitur kërkesën pranë këtij shërbimi për themelimin e bashkësisë lokale ,, Kruç’’. Lokaliteti i Kruçit është pjesë e bashkësisë lokale,, Bratica ‘’ dhe ka paraqitur kërkesën për ndarje nga kjo bashkeësi lokale dhe themelimin e njësisë së posaçme administrative të bashkësisë lokale ,, Kruç’’.
Kryetari i Kuvendit pas disktumit më të pranishmit, i njoftoi se janë kryer të gjitha procedurat që kanë të bëjnë më themelimin e bashkësisë lokale ,, Kruç’’, dhe kërkoj nga qytetarët që pasi të nxjerrin organët udhëheqëse nga tubimi më qytetarët në përputhje më vendimin mbi bashkësitë lokale të Komunës së Ulqinit, t’i dorëzojnë para këtij shërbimi, vendimin nga tubimi me qytetarë, më pas organet e administratës do procedojnë më tej.
Qytetarët e Kruçit e falenderuan kryetarin dhe institucionet e Komunës së Ulqinit si dhe kërkuan që në të ardhmen të kenë edhe bashkëpunime të tjera në lidhje më kërkesat të qytetarëve më qëllim rritjen dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.