Kryetari I komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare dhe ata spitalore dhe interesohet për gjëndjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm të komunikacionit ku për pasojë gjeti vdekjen nje shtetase e SHqiperisë e ku rendë apo lehtë janë lënduar 31vetë, të cilët ndodheshin në autobusin me targa të Shqiperisë që po kthehej nga vizita që kishin bërë në Dubrovnik.
Kryetari I Ulqinit edhe në takimin që pati mbrëmë me Ministrin shqiptar të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe me autoritetet e tjera ,theksoi se kjo ngjarje ka tronditur pa masë të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët ngushëllojnë familjen e vajzës që humbi jetën tragjikisht , dhe institucionet shqiptare dhe I sigurojnë ata, që në këto momente të vështira , ne të gjithë jemi pranë tyre. Ndërkaq të lënduarve I uron shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në familjet e tyre.
Kabineti i Kryetarit
27. Dhjetor 2014.